OBSH: 15 000 viktima në Evropë për shkak të nxehtësisë

0
14

Të paktën 15 000 persona kanë vdekur këtë vit për shkak të nxehtësisë së madhe në Evropë, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH). “Evropa sapo ka përjetuar verën më të nxehtë, dhe muaji më i nxehtë ka qënë gushti, që nga fillimi i regjistrimeve”, deklaroi drejtori rajonal i OBSH-së, Hans Kluge në fillim të Konferencës Botërore të Klimës COP27, në Egjipt. “Ka pasur një intensifikim të përgjithshëm të valëve të të nxehtit, thatësirave dhe zjarreve në pyje në Evropë, këtë verë, të gjitha këto kanë pasur efekte negative shëndetësore në popullatë”, tha ai. “Stresi nga nxehtësia, një gjendje në të cilën trupi nuk mund të ftohet më, është shkaku kryesor i vdekjeve të lidhura me motin në Rajonin Evropian të OBSH-së”, tha Kluge. Sipas të dhënave deri më tani, të paktën 15 000 persona vlerësohet të kenë vdekur në mënyrë eksplicite nga të nxehtit këtë vit. Kjo përfshin rreth 4 500 vdekje në Gjermani, pothuajse 4 000 në Spanjë, mbi 1 000 në Portugali dhe mbi 3 200 në Britaninë e Madhe. Temperaturat ekstreme kanë qenë përgjegjëse për më shumë se 148 000 vdekje në rajon gjatë 50 viteve të fundit.https://ata.gov.al/2022/11/08/fokus-obsh-15-000-viktima-ne-evrope-per-shkak-te-nxehtesise/