Sunday, April 20, 2025
HomeSOCIALEEKONOMIObligacionet 15-vjeçare, yield-i ulet në 7.94%

Obligacionet 15-vjeçare, yield-i ulet në 7.94%

Ministria e Financave zhvilloi një ditë më parë ankandin e obligacioneve 15-vjeçare. Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se në ankand u paraqit kërkesa në vlerën e afërsisht 2.26 miliardë lekëve, nga 2 miliardë lekë që ishte shuma e shpallur për financim. Ministria e Financave pranoi kërkesa për vlerën totale të 1.835 miliardë lekëve. Yield-i uniform i pranuar dhe kuponi i obligacionit rezultoi 7.94%, nga 7.98% që ishte yield-i i ankandit të mëparshëm, i zhvilluar tetorin e vitit të shkuar.

Ky kupon rezulton më i lartë se kuponi indikativ prej 7.3%, i paraqitur nga Ministria e Financave para ankandit. Yield-et e obligacioneve të qeverisë shqiptare vazhdojnë të ofrojnë kthime të larta. Kthimet e larta nga këto instrumente kanë tërhequr vitet e fundit një numër në rritje individësh. Qeveria shqiptare ka nisur emetimin e obligacioneve 15-vjeçare që nga viti 2021. Gjithsej janë zhvilluar 10 ankande të këtyre instrumenteve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ