Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEObjekte plastike që mbizotërojnë oqeanet

Objekte plastike që mbizotërojnë oqeanet

Ministria spanjolle e Shkencës analizoi situatën e ndotjes plastike në oqeanet tona dhe arriti në përfundimin se vetëm qeset plastike, shishet, dhe mbështjellësit e ushqimit një përdorimsh përbëjnë gati gjysmën e të gjitha mbetjeve të hedhura nga njerëzit, shkruan focus.it.

”Vetëm 10 lloje objektesh plastike përbëjnë 80% të të gjitha mbeturinave. Kjo shifër nuk na befasoi aq shumë. Ajo që na la të habitur ishte të shohim se shumica e mbetjeve plastike vijnë. nga ushqimet që merren me vete, të tilla si shishet plastike dhe mbështjellësit e ushqimit”, theksoi Carmen Morales-Caselles, drejtuese e studimit.

Analiza përfshinte objekte plastike më të mëdha se tre centimetra dhe të dallueshme, duke përjashtuar kështu mikroplastikën (një problem tjetër i madh për mjedisin) dhe fragmente objektesh më të mëdha.

Përqendrimi më i madh i plehrave u zbulua në bregdet, ku mbetjet grumbullohen për shkak të lëvizjes së dallgëve dhe rrymave detare: një prani më e madhe e materialeve të peshkimit u zbulua në det të hapur, ku ato përfaqësojnë rreth gjysmën e totalit të mbetjeve.

Nga ana tjetër, një studim i dytë analizoi plehrat që derdhen në det nga 42 lumenj evropianë.

Evropa tashmë ka lëvizur kundër plastikës njëpërdorimshme, por në vendet që janë prodhuese të mëdha, si Australia dhe SHBA, ende nuk ka ligje për këtë çështje

https://ata.gov.al/2022/07/08/cilat-objekte-plastike-mbizoterojne-oqeanet/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments