Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARENxitje e mëtejshme e marrëdhënieve me Indonezinë

Nxitje e mëtejshme e marrëdhënieve me Indonezinë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj priti sot Zëvendëskryetarin e Asamblesë Konsultative të Republikës së Indonezisë, Dr. Muhammad Hidayat Nur Wahid. Presidenti Begaj përshëndeti kontributin që Indonezia po jep në arenën ndërkombëtare si mbajtëse për herë të parë, gjatë këtij viti, të Presidencës së G20 dhe vlerësoi rolin në hartimin e axhendës së këtij forumi për përballimin e efekteve të pandemisë së COVID-19, si dhe të pasojave ekonomike e të sigurisë ushqimore në nivel global, pas agresionit rus në Ukrainë. Duke u ndalur në marrëdhëniet dypalëshe, Presidenti i Republikës evidentoi dëshirën dhe vullnetin e institucioneve shqiptare për nxitjen e mëtejshëm të këtyre marrëdhënieve, si dhe nënvizoi rolin e rëndësishëm që parlamentet e të dy vendeve, pavarësisht distancës së madhe gjeografike, mund të luajnë për nxitjen e mëtejshme të shkëmbimeve politike, ekonomike, tregtare e kulturore. Presidenti Begaj vlerësoi bashkëpunimin dhe koordinimin e mirë në kuadër të OKB-së dhe duke kërkuar mbështetjen e Asamblesë Konsultative për rishikimin e qëndrimit të Indonezisë dhe njohjen e pavarësisë së Kosovës, nënvizoi se në këtë mënyrë do t’i bëhej një shërbim i madh konsolidimit të paqes në rajonin e Ballkanit Perëndimor.https://ata.gov.al/2022/09/27/begaj-nxitje-e-metejshme-e-marredhenieve-me-indonezine/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments