Thursday, April 10, 2025
HomeSOCIALENumri i vizitorëve u rrit me 66 %, në maj

Numri i vizitorëve u rrit me 66 %, në maj

Numri i vizitorëve u rrit me 66.1 % në muajin maj, krahasuar me majin e 2021-shit. Instituti i Statistikave (INSTAT) publikoi sot treguesit mbi strukturat akomoduese. Sipas raportit të INSTAT-it, numri i vizitorëve rezidentë është rritur me 41.6 %, ndërsa numri i vizitorëve jo-rezidentë është rritur me 88.6 %. Referuar të dhënave, numri i netëqëndrimeve është rritur me 87 %, në krahasim me majin e 2021-shit. Numri i vizitorëve rezident të cilët janë akomoduar në rajonin e jugut ka shënuar rritje me 45,4 %. Normat neto të shfrytëzimit të dhomave dhe të shtretërve, janë dy tregues të cilët masin përqindjen e shfrytëzimit të kapaciteteve akomoduese, dhoma e shtretër të disponueshëm për vizitorë. Gjatë këtij muaji, norma e shfrytëzimit të dhomave të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 16 %, kundrejt 9.6 % që ishte në muajin maj 2021. Ndërkohë, norma e shfrytëzimit të shtretërve të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 15.3 %, kundrejt 8.6 % që ishte në muajin maj 2021.https://ata.gov.al/2022/07/20/instat-numri-i-vizitoreve-u-rrit-me-66-ne-maj/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ