Ndërsa numri i lejeve të ndërtimit shënoi rënie, sipërfaqja e dhënë për ndërtim është rritur, sikurse edhe vlera, në tremujorin e 2 të këtij viti.
INSTAT publikoi sor raportin për lejet e ndërtimit, sipas të cilit, në tremujorin e dytë janë miratuar gjithsej 354 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, nga 509 leje të miratuara në tremujorin e dytë 2023, duke shënuar një ulje prej 30.5 %.
Ndërkohë, sipërfaqja e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa të reja, në tremujorin e dytë 2024 është 844.137 m2, nga 652.136 m2 miratuar në tremujorin e dytë 2023, duke shënuar një rritje prej 29.4 %.
Në tremujorin e dytë 2024, vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike është 33.7 miliardë lekë, nga 24.4 miliardë lekë miratuar në tremujorin e dytë 2023, duke shënuar një rritje prej 38.1 %.
Tirana dhe Durrësi kryesojnë për numrin e lartë të lejeve me respektivisht 137 dhe 86 leje.