Numri i fluturimeve ajrore në Shqipëri ka shënuar rritje me 31.9 %, në tremujorin e tretë të këtij viti, krahasuar me një vit më parë, duke reflektuar zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit.

Të dhënat e Institutit të Statistikave (INSTAT) treguan se gjatë periudhës korrik-shtator u kryen 21 572 fluturime ajrore, nga 16 360 fluturime të kryera në tremujorin e dytë të 2023-shit.

Në tremujorin e tretë kanë udhëtuar me linja ajrore 3 534 751 pasagjerë, nga 2 476 244 pasagjerë që kanë udhëtuar në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke u rritur me 42.7 %.

Në hapësirën ajrore shqiptare kanë fluturuar 132.713 avionë, nga të cilët 83.7 % të tyre e zë numri i mbikalimeve.

Në transportin ajror gjatë tremujorit të tretë 2024, kanë operuar 28 shoqëri ajrore, nga këto 27 janë shoqëri të huaja dhe 1 shoqëri shqiptare.