Reforma e Fiskalizimit mbetet një ndër prioritetet kryesore të Ministrisë së Financave.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bën të ditur se për periudhën janar – 15 tetor 2024, numri i faturave të fiskalizuara të lëshuara nga biznesi u rrit me 6%.
Sipas DPT-së, numri i faturave të fiskalizuara të lëshuara nga biznesi gjatë janar – 15 tetor 2024, arriti në shifrën e 518 305 913.
Shifrat në rritje të këtij treguesi flasin për përmirësimin e mbikëqyrjes tatimore në mbledhjen e të ardhurave, duke ulur informalitetin në ekonomi.
Në njoftimin për media DPT thekson se, “rritja me 6% e numrit të faturave të fiskalizuara të lëshuara nga biznesi gjatë janar – 15 tetor 2024 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm, pasqyrim i suksesit të Fiskalizimit, që ka përmirësuar mbikëqyrjen tatimore në mbledhjen e të ardhurave duke ulur informalitetin në ekonomi”.