Parashikohet se numri i automjeteve të regjistruara në Kinë do të kalojë mbi 300 milionë deri në fund të vitit. Në fjalimin e tij në Kongresin Botëror të Prodhimit, zëvendëssekretari i përgjithshëm i Shoqatës së Prodhuesve të Automjeteve në Kinë (CAAM), Xi Jinhua tha se numri i automjeteve të regjistruara arriti në 297 milionë në fund të shtatorit. Sipas tij, tregu i automjeteve pritet të rritet mesatarisht me 4,0 për qind çdo vit në periudhën 2021-2025. Xi tha se ata presin që numri i automjeteve të regjistruara të kalojë 300 milionë deri në fund të 2021. Shitjet e automjeteve elektrike në Kinë po rriten më shpejt se automjetet me benzinë dhe naftë. Sipas statistikave, në periudhën janar-tetor, prodhimi dhe shitjet totale të automjeteve elektrike janë rritur me 1,8 herë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Numri i automjeteve të regjistruara në Kinë arrin në 300 milionë
RELATED ARTICLES