Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEEKONOMINumri i aksidenteve rënie në janar

Numri i aksidenteve rënie në janar

Numri i aksidenteve në vend shënoi rënie gjatë muajit janar, në një kohë kur numri i përdoruesve të rrugës është rritur. Referuar statistikave të publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor, në janar kishte 84 aksidente rrugore, 37% më pak krahasuar me 2018. Sipas DPSHTRR-së, në këtë periudhë janë 50% më pak aksidente rrugore nga drejtuesit nën 25 vjeç të mjeteve dhe nga të drejtuesit e rinj, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018. 33% e totalit të aksidenteve të muajit janar 2023, janë shkaktuar nga grupmosha 25-34 vjeç, 10% më pak se në janar 2022. Sipas statistikave janë 32% më pak qytetarë të përfshirë në aksidente rrugore me pasoja, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018. Edhe numri i viktimave shënoi rënie me 19 % krahasuar me janarin e 2022. Në janar 2023 u shënuan 13 viktima. “8 miliardë km të përshkuara gjatë 2022, ose 110% më shumë krahasuar me vitin 2013, çka reflekton rritjen e qarkullimit me mjet për shkak të flotës, numrit të drejtuesve të mjeteve dhe përmirësimit të infrastrukturës rrugore, ndërsa aksidentet ulen. 20.6 indeksi i vdekshmërisë për km të përshkuara në vitin 2022, 74% më pak se 2013”, bën të ditur DPSHTRR. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments