Sipas të dhënave nga INSTAT-i, në muajin tetor të këtij viti u regjistruan 116 aksidente rrugore, nga të cilët u aksidentuan 164 persona janë të aksidentuar. Në tetorin e vitit të shkuar numri i aksidenteve ishte 142.

Të dhënat tregojnë se në muajin tetor, aksidentet rrugore në 81% të rasteve kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesve të mjeteve.

Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është shkaktuar nga grup-mosha 25-34 vjeç, e cila përbën 25,9 % të numrit total të aksidenteve.

Numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur përgjatë ditës së premte me 19,8%, ndërsa numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur përgjatë ditës së Martë me 8,6%.

Numri më i lartë i aksidenteve rrugore, në muajin tetor 2025, ka ndodhur përgjatë harkut kohor 08:00 – 12:00, duke zënë 25% të numrit të aksidenteve rrugore gjithsej.