Instituti i Statistikave raporton se në gjashtëmujorin e parë të vitit 2022, numërohen 581 aksidente rrugore nga 671 aksidente, të ndodhura në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas INSTAT, numri i aksidenteve rrugore u ul me 13.4%. Ndërkohë, numri i të aksidentuarve për gjysmën e parë të vitit është 821 persona, nga 875 persona të aksidentuar, në gjashtërmujorin e parë të vitit 2021.
Edhe numri i vdekurve shënoi rënie për periudhën. Sipas raportit, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 89 persona nga 105 persona të vdekur në gjashtërmujorin e parë të vitit 2021. “Aksidentet rrugore, në 12,6% të rasteve, në gjashtërmujorin e parë të vitit 2022 kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është ulur me 38,1%”, vlerëson INSTAT.https://ata.gov.al/2022/07/20/instat-numri-i-aksidenteve-bie-me-13-ne-janar-qershor/