Kontinenti i Vjetër mund të jetë në kërkim të SHBA-së për të siguruar furnizime të shtuara me energji, naftë dhe gaz natyror për ta kaluar dimrin, por kjo nuk do të ndodhë. Të paktën kjo pasqyrohet në deklaratat e grupeve amerikane të energjisë, duke paralajmëruar tashmë se nuk mund ta shpëtojnë Evropën. Dhe e gjithë kjo po ndodh mes frikës së një reduktimi të madh në eksportet ruse të arit “të zi” që do ta çojë çmimin e tij mbi 100 dollarë për fuçi. Edhe pse tregjet e naftës janë qetësuar javët e fundit, afati mund të përfundojë kur të fillojë embargoja e BE-së mbi eksportet ruse që do të hyjnë në fuqi të plotë më vonë këtë vit. Sekretarja e Thesarit e SHBA, Janet Yellen paralajmëroi këtë javë se embargoja “mund të çojë në rritje në çmimet e naftës”. Por drejtuesit e grupeve amerikane të energjisë që mund të përdoren për të lehtësuar krizën energjetike të Evropës, theksojnë se ata nuk do të jenë në gjendje të rrisin furnizimet sa duhet për të parandaluar mungesat e dimrit. “Nuk është se SHBA mund të pompojë shumë më tepër. Prodhimi ynë është ai që është,” tha Will Vanloch, kreu i grupit të kapitalit privat Quantum Energy Partners, një nga investitorët më të mëdhenj. “Nuk ka asnjë paketë shpëtimi të afërt. As nga ana e naftës dhe as nga ana e gazit”, shtoi ai. Çmimet e naftës së papërpunuar mund të rriten mbi 120 dollarë për fuçi këtë dimër. Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë tha të mërkurën se shitjet e naftës nga Rusia, eksportuesi më i madh në botë i naftës së papërpunuar, mund të bien me pothuajse 20% kur embargoja e BE-së të hyjë në fuqi të plotë.https://lajme.rtsh.al/artikull/kriza-e-energjise-grupet-amerikane-nuk-mund-ta-shpetojme-europen