Nuk ekzistojnë më kuaj të egër në Tokë njoftuan sot studiuesit sipas një zbulimi të bazuar mbi një analizë të re të ADN-së që përcakton pemën gjenealogjike të kuajve.
Sipas këtij studimi, të publikuar në revistën “Science”, u zbulua se ata që mendoheshin të ishin kuajt e fundit në gjendje të egër të planetit tonë, kuajt e Przevalskit, ishin në të vërtetë kafshë të zbutura që i kishin shpërtuar pronarëve të tyre.
“Ishte një surprizë e jashtëzakonshme”, thotë Sandra Olsen, bashkautore e studimit dhe konservatore në Institutin e Biodiversitetit dhe në Muzeun e Historisë Naturore të Universitetit të Kansasit.
“Kjo nënkupton se nuk ka më kuaj të egër mbi Tokë dhe kjo është e trishtë”, shprehet ajo.
Ky studim u bazua mbi kërkime arkeologjinë të zhvilluara në dy zona në veri të Kazakistanit, Botai dhe Krasni Iar, ku shkencëtarët kanë zbuluar provat e zbutjes së kuajve që prej më shumë se 5 000 vitesh