Monday, November 18, 2024
HomeSOCIALEEKONOMI Nuk do të ketë recesion, nuk rrisim dot më borxhin!

 Nuk do të ketë recesion, nuk rrisim dot më borxhin!

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, në fjalën e mbajtur në samitin rajonal të ministrave të financave dhe guvernatorëve, që po zhvillohet në Budva në Mal të Zi tha se “Deri tani jemi ende në një moment të mirë ekonomik. Të ardhurat po rriten, punësimi po përmirësohet”, por ajo shtoi se “ne kemi frikë se në pjesën e mbetur të vitit dhe vitin tjetër, do të ketë ngadalësim të aktivitetit ekonomik, por ende besojmë se nuk do të ketë recesion”. Ibrahimaj shtoi se vendi nuk mund të përballojë më që të rrisë borxhin dhe tendenca do të jetë për konsolidim fiskal. “Po hartojmë buxhetin për vitin 2023 dhe tre sfidat që kemi lidhen me rritjen e kostos së borxhit, nëse vitin që vjen do të na duhet të kemi mbështetje për krizën e energjisë dhe kemi sfidën që të kanalizojmë investimet në ato sektorë që të sjellin rritje në afatin e mesme” tha ajo Ministrja e Financave dhe Ekonomisë tha se Shqipëria, krahas sfidave me të cilat po përballet i gjithë rajoni, ka pasur dhe krizën e tërmeti për të përballuar, e cila shkundi financat e vendit. “Për fat të mirë erdhëm nga një pozicion i fortë fiskal ku borxhi ishte 66% e PBB-së dhe kishim amortizatorët për të mbështetur shkundjen e financave nga tërmeti. Në vitin 2020 hynë në pandemi. Nga të gjitha parashikimet që kishim për ekonominë, ne kishim ecuri relativishit të mirë të ekonomisë, pasi pasojat e mbylljes nuk ishin aq të rënda sa u parashikuan. Ekonomia ra me -3.5%, ndërsa parashikimet ishin deri në -8%. Edhe në 2021 rimëkëmbja ishte më e mirë sesa parashikimi. Në 2021 ekonomia u rrit me 8.5%”. Për 2022 kishim skenarë tërësisht të tjerë, tha ajo. Kishim parashikuar që në fillim të vitit një mbështetje për energjinë, por nuk prisnim këtë rritje të lartë të energjisë, luftën, çmimet e ushqimeve. “Lufta nuk ka mbaruar dhe për vitin që vjen presim të njëjtën situatë si tani. Banka qendrore ishte në linjë me politikën tonë për të luftuar inflacionin. Banka rriti normat e interesit dhe kombinimi i politikave monetare e fiskale deri tani ka rezultuar pozitiv. Inflacioni mesatar është 6.9%, më i ulët se Ballkani Perëndimor dhe mesatarja e Europës, që është i lidhur dhe me vendimin tonë për të mos ndryshuar çmimin e energjisë”. Likuiditeti i sistemit bankar nga ana tjetër ka qenë i kënaqshëm. Sektori bankar ka rritur kreditimin edhe pse normat e interesit po rriten. Ka një kërkesë të kënaqshme për kredi nga ekonomia. Qeveria ka ndihmuar ekonominë përmes paketave mbështetëse, rritjes së pagave në sektorin shtetëror, rritjes së pagës minimale, tha ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, në fjalën e mbajtur në samitin rajonal të ministrave të financave dhe guvernatorëve, që po zhvillohet në Budva në Mal të Zi.https://lajme.rtsh.al/artikull/ibrahimaj-presim-ngadalesim-te-ekonomise-ne-2023-por-nuk-do-te-kete-recesion-nuk-rrisim-dot-me-borxhin

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments