‘Nuk do ketë më qetësi në Shqipëri’/ Rikthehen reshjet e dendura të shiut, flet sinoptikania Porja

0
56

Në një lidhje përmes skype me Lajda Porjan për News24, meteorologia theksoi reshjet do të jenë herë pas here me prurje të larta. “Do të ketë intensifikim të reshjeve nga ora 4 deri në orën 18:00, në veri por edhe në Vlorë. Reshjet e të premtes dhe të shtunës do të jenë mesatare dhe të larta, duke sjellë probleme. Parashikohet që të dielën do të kemi qetësi, por të hënën rikthehen reshjet. Nuk ka qetësi për Shqipërinë, do të ketë stuhi dhe reshje, deri në datën 20 nëntor, duke bërë që moti të jetë i keq.