Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEKOSOVANuk dihet për datën e takimit Kurti-Vuçiç

Nuk dihet për datën e takimit Kurti-Vuçiç

Zëdhënësja e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Nabila Massrali nuk konfirmoi sot nëse ka ndonjë informacion të ri për mundësinë e dialogut të nivelit të lartë ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Ajo theksoi se, lidhur me këtë çështje do të njoftojnë kur të jetë e përshtatshme. Massrali: Ne do të njoftojmë kur të jetë e përshtatshme “Kam frikë se nuk kam asgjë që mund të konfirmoj në këtë pikë dhe ne do të njoftojmë kur të jetë e përshtatshme”, tha ajo. Kryeministri i Kosovës ka bërë të ditur javën e kaluar se gjatë muajit prill do të ketë një takim të nivelit të lartë në Bruksel. “Ne do të analizojmë më zëvendëskryeministrin Bislimi rezultatet nga takimi i zhvilluar në Bruksel dhe mandej do të përcaktojmë një ecje përpara për muajin prill, brenda të cilit do të ketë edhe një takim të nivelit të lartë. Theksoj se duhet të zbatohet e gjithë marrëveshja dhe në kuadër të marrëveshjes, kemi një nen që është i 10 dhe është për zbatimin e marrëveshjeve të mëhershme por si një çështje urgjente është çështja e të pagjeturve”, ka thënë ai. Ndryshe, më 18 mars 2023, Kosova dhe Serbia janë takuar në Ohër, ku janë pajtuar për zbatimin e ankesit të marrëveshjes sipas planit evropian. Por, kjo marrëveshje përveç dakordimit nuk është nënshkruar pas refuzimit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiç.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments