Në një sallë përplot me të rinj të talentuar, edicioni i shtatë i konkursit më të pëlqyer nga të rinjtë, “Novelat grafike” u përmbyll sot me shpalljen e fituesve. Ministrja e Kulturës Elva Margariti, publikoi në rrjete sociale foto nga ky eveniment i rëndësishëm, teksa vurinë dukje se, ““Novelat grafike” vjen si një dhuratë e bukur për Vitin e Ri dhe një stimul për të vijuar më tej në këtë zhanër erdhi ky çmim për 5 fitues”. Margariti shprehu kënaqësi të veçantë, për organizimin e këtij konkursi që gjithnjë e më shumë po tërheq vëmendjen e të rinjve drejt qasjes me trashëgiminë kulturore. “Ndava emocionet e bukura me të gjithë të rinjtë që u bënë pjesë e këtij konkursi, e në veçanti me Alesian që fitoi çmimin e parë me një nga rrëfimet më mbresëlënëse në fëmijërinë e saj, nga cikli “Tregime të moçme shqiptare”, “Ajkuna qan Omerin”, që tregon lidhjen e shëndetshme të brezit të ri me trashëgiminë kulturore shpirtërore të vendit tonë”, tha ministrja.
Fituesit e çmimeve të konkursit janë:
Çmimi i parë: Alesia Zhuli;
Çmimi i dytë: Rei Kërçova
Çmimi i tretë: Gea Qendro
Çmimi i katërt: Xhoen Hajdaraj
Çmimi i pestë: Arta Mumajesi