Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEEKONOMINormë e qëndrueshme interesi e bonove të thesarit

Normë e qëndrueshme interesi e bonove të thesarit

Yield-et e bonove të thesarit u shfaqën të qëndrueshme, në ankandin e kësaj jave. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, yield-i mesatar i ponderuar zbriti në 3.91%, nga 3.93% që kishte qenë në ankandin e mëparshëm. Pavarësisht rritjes së normës bazë të interesit nga Banka e Shqipërisë më datë 23 mars, dy ankandet e bonove 12-mujore të zhvilluara në vijim janë ndikuar pak nga kjo lëvizja dhe rritja me 0.25 pikë përqindje nuk është reflektuar në yield-et e emetimeve të reja. Ekspertët besojnë se arsyeja kryesore mund të jetë likuiditeti i lartë në treg dhe kërkesa e madhe e investitorëve për këto instrumente. Në ankandin e ditës së martë, shuma e shpallur për financim nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë ishte 5 miliardë lekë, ndërsa vlera totale e kërkesave të paraqitura në ankand arriti në 9.5 miliardë lekë. Bonot 12-mujore janë instrumenti kryesor referues që përdoret për kuotimin e kredive me interest ë ndryshueshëm të sektorit bankar. Mosrritja e yield-eve të këtyre instrumenteve për momentin favorizon huamarrësit që kanë kredi me norma të ndryshueshme interesi në lekë, duke e frenuar rritjen e normave të interesit në rishikimin e këstit, që bëhet të paktën njëherë në vit. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments