Wednesday, November 27, 2024
HomeSOCIALEEKONOMINormat e interesit për kreditë në euro u rritën në 6.1%

Normat e interesit për kreditë në euro u rritën në 6.1%

Banka e Shqipërisë bëri të ditur se, normat e interesit për kreditë në euro kanë shfaqur rritje të shpejtë në muajt e fundit, në ndjekje të rritjes së normave referencë në tregun ndërkombëtar. Sipas BSH-së, interesi mesatar i kredisë së re në euro për bizneset rezultoi mesatarisht 6.1% në tremujorin e dytë, nga 5.4% që ishte në dy tremujorët paraardhës. Rritja e interesave ka qenë më e theksuar tek kreditë e vogla (deri në 250 mijë euro) dhe ato të mesme (250 mijë deri në 1 mln euro). Në krahasim me vitin e kaluar, interesi mesatar i kredive në euro për bizneset është rreth 1.3 pikë përqindje më i lartë. Në tremujorin e dytë është bërë evidente edhe rritja e interesit të kredisë hipotekare në euro për individët. Ajo rezultoi 5.0%, me një rritje prej 1.4 pikë përqindje krahasuar me nivelin mesatar të tremujorit të parë të këtij viti dhe të vitit të kaluar. Diferencialet mes interesave të kredive në lekë dhe atyre të kredive në euro janë ngushtuar ndjeshëm, si rrjedhojë e rritjes së shpejtë të këtyre të fundit, njoftoi BSH-ja.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments