Bankat tregtare në vend kanë rritur normat e interesit të kredisë për qytetarët, për blerje banese dhe për bizneset e vogla e ato mikro, duke reflektuar rritjen në 1.75% të normës bazë të interesit për lekun nga Banka e Shqipërisë. “Normat e interesit për kreditë për individë kanë shënuar rritje në tremujorin e dytë të vitit. Rritja më e spikatur në këtë tremujor ishte tek kreditë hipotekare, ku interesi i tyre rezultoi 4.0% nga 3.6% që ishte në tremujorin e mëparshëm dhe 3.7% në vitin 2021”, theksoi BSH-ja. “Tremujori i dytë i këtij viti ka shënuar një rritje edhe në interesin e kredisë konsumatore. Ky interes rezultoi me një nivel mesatar prej 9.3%, nga 9.1% në tremujorin e parë të vitit. Rritja e interesit për këtë lloj kredie ishte më e përmbajtur në këtë tremujor, pas rritjes që shfaqi në tremujorin e parë të vitit. Normat e interesit për kreditë konsumatore janë luhatur rreth nivelit 8.1% për periudhën 2018-2021”, theksoi BSH-jahttps://ata.gov.al/2022/08/17/normat-e-interesit-per-kredite-konsumatore-luhatje-rreth-nivelit-8-1/