Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEEKONOMINorma e interesit për obligacionet 15-vjeçare u rrit në 7.3%

Norma e interesit për obligacionet 15-vjeçare u rrit në 7.3%

Norma e interesit për obligacionet 15-vjeçare u rritën në ankandin e kësaj jave. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, yield-i (norma e interesit) i pranuar i këtyre instrumenteve arriti në 7.3%, nga 7.08% që kishte qenë në ankandin e mëparshëm, që ishte zhvilluar në muajin maj. Në këtë ankand u shitën 581 milionë lekë ndaj 786 milionë lekë që ishte vlera totale e kërkesave të paraqitura në ankand. Ekspertët e bankave shprehen se, rritja e yield-eve shpjegohet me uljen e kërkesës së investitorëve, por edhe me një pritshmëri për korrektim në rritje të normave të interesit nga ana e Bankës Qendrore për periudhën në vijim. Aktualisht, norma bazë është në nivelin 3%, një nga më të ulëtit në Europë dhe ndjeshëm poshtë projeksioneve të vitit të kaluar. Falë forcimit të Lekut në kursin e këmbimit, por edhe për shkak të një politike fiskale mjaft shtrënguese, Banka e Shqipërisë po i mban normat e interesit ende në nivelet relativisht të ulëta. Por me projeksion rritje për periudhën në vijim.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments