Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEEKONOMINorma e interesit për obligacionet 15-vjeçare afrohet në nivelin 8%

Norma e interesit për obligacionet 15-vjeçare afrohet në nivelin 8%

Norma e interesit (yield) për obligacionet 15-vjeçare shënoi rritje këtë javë. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, yield-i i obligacionit arriti në 7.98 %, nga 7.3 % që kishte qenë në ankandin e muajin shtator. Në ankand u shitën 1.1 miliardë lekë obligacione, përkundrejt një shumë të ofruar prej 1.5 miliardë lekësh. Kjo ishte rihapja e tretë e ankandit të shkurtit 2023 dhe në të gjitha rihapjet yield-et e obligacioneve kanë ardhur në rritje. Në përgjithësi, pas muajit shtator yield-et e titujve instrumenteve afatgjatë të qeverisë shqiptare kanë shfaqur një tendencë në rritjeje. Në këtë segment, tregu ka nisur tashmë të korrektojë rënien e vazhdueshme të yield-eve që u shfaq veçanërisht në pjesën e parë të vitit 2023. Sipas ekspertëve, një ndikim në rritjen e yield-eve ka dhënë edhe ulja e kërkesës së investitorëve në këtë treg.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments