Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEEKONOMINorma e interesit për Bonot e Thesarit shënoi rënie

Norma e interesit për Bonot e Thesarit shënoi rënie

Banka e Shqipërisë bën të ditur se yield-i mesatar i ponderuar i Bonove me maturim 12-mujor zbriti në 5.34%, nga 5.47% që kishte qenë në ankandin e fundit të vitit 2022. Rënie shënuan edhe yield-et e Bonove me maturim 3-mujor. Norma e interesit për Bonot me afat 3-mujor u ulën në nivelin 3.03%, nga 3.13% që kishte qenë ky tregues në ankandin e mëparshëm, të zhvilluar në fillim të dhjetorit 2022. Bankierët shprehen se në muajt e parë të vitit 2023 do të ketë një korrektim të mëtejshëm në rënie të yield-eve. Yield-et pritet të ndjekin lëvizjet e politikës monetare, por një rritje e tyre me ritmet e gjysmës së dytë të vitit 2022 ka pak të ngjarë të ndodhë. ATA

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments