Tubacioni i gazit natyror Nord Stream 1, i cili shkon në Gjermani nën Detin Baltik, nuk do të rihapet këtë të diel, siç ishte planifikuar për shkak të një rrjedhje nafte. Firma shtetërore e energjisë Gazprom tha se objekti do të qëndrojë i mbyllur për një kohë të pacaktuar derisa të rregullohen rrjedhjet. Lajmi për mbylljen e zgjatur vjen pasi ekonomitë më të mëdha të Perëndimit ranë dakord të vendosin një kufi çmimi për naftën ruse në një përpjekje për të kufizuar aftësinë e Moskës për të financuar luftën e saj. Rusia kishte kërcënuar tashmë se do të hakmerrej duke ndaluar eksportet e naftës në vendet që zbatojnë një kufi çmimi. Britania, SHBA, Kanadaja, Franca, Italia, Gjermania dhe Japonia vendet që përbëjnë G7 thanë se do të ndalojnë sigurimin për cisternat ose kompanitë e transportit që ndihmojnë Rusinë të shesë naftë me çmime mbi një kufi që ata do të vendosin.https://lajme.rtsh.al/artikull/rusia-mbyll-gazin-natyror-nord-stream-1-ka-rrjedhje-g7-diskuton-per-cmimin-harta-