Saturday, November 23, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURE“Noli poliedrik” Studime Muzeologjike

“Noli poliedrik” Studime Muzeologjike

Sot, Muzeu Historik Kombëtar bëri promovimin e revistës shkencore Studime Muzeologjike Nr. 13. Në këtë numër special të revistës është botuar përmbledhja e kumtesave të Konferencës Shkencore “Noli poliedrik”, e cila u organizua më 3 shkurt 2022 në kuadër të 140-vjetorit të lindjes së Fan Nolit, si dhe të 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo revistë shkencore botohet një herë në vit. Ideatori i botimit të revistës “Studime Muzeologjike” ka qenë ish-drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, studiuesi i pasionuar Moikom Zeqo. Redaksia e revistës Studime Muzeologjike përbëhet nga emra të spikatur të shkencës dhe kulturës shqiptare: dr. Dorian Koçi, prof. dr. Pëllumb Xhufi, prof. dr. Vasil Tole, prof. dr. Piro Misha, prof. asoc. dr. Ardit Bido dhe Andrea Llukani. Tematika e artikujve shkencorë të botuar në këtë numër special të revistës është e larmishme. Në numrat e botuar të revistës shkencore “Studime Muzeologjike” krahas emrave tashmë të njohur të shkencave albanologjike, kanë kontribuar me shkrimet e tyre edhe mjaft studiues, pjesë e stafit të Muzeut Historik Kombëtar, si edhe kandidatë për doktorantë pranë institucioneve shkencore.https://ata.gov.al/2022/12/19/noli-poliedrik-ne-revisten-shkencore-studime-muzeologjike/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments