Ky rezultat vjen si pasojë e vendosjes së tarifave mbi automjetet që hyjnë në Manhattan nga Midtown, d.m.th., ana lindore e Rrugës së 60-të.

Kostoja për makinat është 9 dollarë në ditë gjatë orës së pikut, ndërsa natën bie në 2.25 dollarë. Për autobusët dhe kamionët, varion nga 14.40 dollarë në 21.60 dollarë gjatë orës së pikut, varësisht nga madhësia e tyre.

Sipas raporteve të mediave amerikane që citojnë MTA-në (agjencinë e transportit të qytetit), afërsisht 11% më pak makina hynë në Qendrën e Biznesit (CBD), ekuivalente me afërsisht 73,000 automjete në ditë.

Ndotja në zonë u ul me 22% dhe pati 17% më pak ankesa për zhurmën. Taksa i ka sjellë dobi edhe sistemit të metrosë, me rritjen e udhëtarëve me 7%.

“Rezultatet janë të jashtëzakonshme përtej të gjitha pritjeve. Prezidenti Donald Trump, nga ana tjetër, është kundër programit; presidenti është përpjekur vazhdimisht ta anulojë atë, por deri më tani pa sukses’’, deklaroi guvernatorja e New York-ut, Cathy Hochul.