Përmes platformës e-Albania drejtuesit e mjeteve mund të informohen tashmë edhe mbi masat administrative të marra ndaj tyre në rast shkeljeje të rregullave të qarkullimit rrugor. Përmes sistemit e-gjoba, çdo drejtues mjeti që kryen një shkelje rrugore dhe ndëshkohet nga shërbimi policor do të njoftohet përmes një mesazhi apo në e-mail, duke pasur mundësinë të shlyejë detyrimin në kohë dhe përfitojë nga ulja e masës së gjobës 50 % kur e paguan brenda 15 ditëve. Kjo synon shmangen e abuzimeve, si dhe i përgjigjet ankesave të qytetarëve që pretendojnë se kanë marrë gjoba në mënyrë fiktive.
Njoftimi i gjobave të Policisë Rrugore në telefon përmes e-Albania
RELATED ARTICLES