Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu shprehu sot mirënjohje ndaj ekipeve mjekësore të Njësive të Lëvizshme të Asistencës Mjekësore. Manastirliu theksoi se u është ofruar shërbim 1400 qytetarëve dhe turistëve në këto ditë të të nxehtit ekstrem “Me hapjen e 9️ Njësive të Lëvizshme të Asistencës Mjekësore në terren u është ofruar shërbim mbi 1400 qytetarëve dhe turistëve në këto ditë të të nxehtit ekstrem”, theksoi ajo. “Mirënjohje ekipeve mjekësore në Tiranë, Durrës, Elbasan, Berat, Gjirokastër dhe Shkodër për shërbimin shembullor”, u shpreh ministrja. “Njësitë e Asistencës Mjekësore do të vijojnë të qëndrojnë në terren edhe javën e ardhshme”, nënvizoi ministrja Manastirliu. atsh