Një viktimë është regjistruar në vendin tonë nga koronavirusi në 24 orët e fundit.
Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë, nga 1803 testime të kryera gjatë ditës së fundit, 695 qytetarë rezultuan pozitivë, ndërsa u shëruan 319 të tjerë.
Aktualisht, në spitalin COVID3 po marrin trajtim 24 pacientë.