Dy të zhdukur në Fontaneliçe, në provincën e Bolonjës, ku u shemb një shtëpi dhe një burrë mbi 80 vjeç i vdekur në Kastel Bolonjeze, shtuar këtu edhe dëme materiale, janë shënuar pas përmbytjeve në Emilia Romanja. ”Është një situatë shumë e vështirë, një pjesë e argjinaturës është shembur dhe ne kemi evakuuar një pjesë të banorëve”, tha Luca Della Godenza, kryebashkiak i Kastel Bolonjezes. ”Kemi mbyllur shkollat si masë paraprake dhe ka shqetësime të mëdha për të udhëtuar për shkak të ndalimit të trenave dhe ujit që ka pushtuar Via Emilian”, shtoi ai. “Ne jemi veçanërisht të shqetësuar për zonën metropolitane. Sasia e shiut që ka rënë është shumë e madhe dhe duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Pavarësisht shqetësimeve, ne duhet të vazhdojmë të monitorojmë dhe punojmë”, theksoi Della Godenza. Edhe trafiku hekurudhor u pezullua në disa zona në mëngjes. ”Pezullimi u bë i nevojshëm pas ngritjes së nivelit të lumenjve Montone, Lamone, Senio dhe Santerno për shkak të shirave të dendur dhe të zgjatur. Teknikët janë në terren”, tha ndërkohë Hekurudha Shtetërore Italiane. atsh