Vepra tregon një fëmijë që mban një kapelë me kapuç dhe çizme shiu, i shtrirë në dysheme pranë një personi tjetër me një kapelë, që tregon lart nga ndërtesa dhe qielli sipër.

Ajo u shfaq sot nën ndërtesën ”Centre Point” pranë ”Tottenham Court Road” në Londrën qendrore.

Banksy, identiteti i vërtetë i të cilit nuk është zbuluar, nuk ka marrë përgjegjësinë për veprën e artit.

E njëjta vepër arti është shfaqur edhe në anën e një ndërtese disa kilometra larg në ”Queen’s Mews” në Bayswater.

Në shtator, artisti misterioz bëri bujë me muralen e tij që përshkruante një protestues të shtrirë përtokë duke mbajtur një pankartë të spërkatur me gjak, ndërsa një gjyqtar, me paruke, qëndron mbi të, duke mbajtur një çekiç.

Piktura u shfaq në një mur të jashtëm të Ndërtesës së Mbretëreshës, në kompleksin Mbretëror të Gjykatave të Drejtësisë.

Ajo u mbulua shpejt dhe u ruajt nga stafi i sigurisë, përpara se të fillonte puna për ta hequr.

Vepra e artit u interpretua nga disa si një koment mbi arrestimin e qindra njerëzve për mbështetjen e ”Aksionit Palestinez”.

”Aksioni Palestinez” u ndalua nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar si një grup terrorist në korrik pasi aktivistët dëmtuan aeroplanët e Forcave Ajrore Mbretërore