Një shpërthim goditi një tubacion gazi që lidh Lituaninë dhe Letoninë, në veri të vendit. Njoftimin e bëri transmetuesi publik lituanez LRT duke publikuar pamje të një zjarri në zonë dhe duke theksuar se nuk raportohet për viktima. Shpërthimi i tubacionit, i operuar nga operatori ”Amber Grid”, u raportua rreth orës 17:00, me orën lokale, në fshatin Pasvalio Vienkiemiai, në rrethin e Pasvalys. Një zëdhënëse e policisë tha se zona ngjitur me Valakėliain, me një popullsi prej rreth 250 banorësh, ishte evakuuar. Tubacioni transporton gaz në pjesën veriore të Lituanisë dhe Letonisë. ATA
Një tubacion gazi shpërthen në Lituani
RELATED ARTICLES