Një tjetër fundjavë me shi/ Nga sot reshje me intensitet të lartë, zonat e prekura

0
17

Një tjetër fundjave në muajin Nëntor, do të jetë me shi. Nga mesi I ditës së premte e deri në mbrëmje të ditës së diele, reshjet e shiut do të na shoqërojnë gjatë gjithë kohës. Pritet që reshjet të përfshijnë gjithë territorin shqiptar. Herë pas herë do të jenë në formën e reshjeve. Më problematike pritet të shfaqen herë pas here, Shkodra, Lezhë edhe kryeqytetit pritet të ketë problematika sa i përket vërshimeve të ujit, pritet të reshjet të jenë të konsiderushme. Elbasani, Durrësi, Saranda, Gjirokastra, Vlora. Nuk përjashtohet mundësia për përmbyetje lokale”-tha Hakil Osmani, meteorolog. Kapriçot e motit, do të sjellin thuajse gjatë gjithë muajit nëntor, diell dhe shi gjatë javëve.“Gjatë nëntorit do të kemi alternime me mot te qëndrueshëm por do të kemi dhe ato ditët ku reshjet e shiut do të jenë të pranishme, të paktën deri në 20 nëntor. Gjithashtu kemi dhe rënie të temperaturave, pritet të shkojnë deri në 18 gradë. Temperatura tipike vjeshtë”- shtoi Osmani. Problematika do të shfaqen dhe sa i përket lundrimeve detare, kjo për shkak të erërave të forta.