Monday, November 25, 2024
HomeSHKENCA DHE JETANjë stuhi gjeomagnetike nxjerr jashtë funksionit 40 satelitë ”Starlink”

Një stuhi gjeomagnetike nxjerr jashtë funksionit 40 satelitë ”Starlink”

Të paktën 40 nga 49 satelitët ”Starlink”, të lëshuar nga SpaceX të enjten e kaluar u dëmtuan nga një stuhi gjeomagnetike dhe po rihyjnë ose do të rihyjnë së shpejti në atmosferë pa ndonjë rrezik përplasjeje, njoftoi kompania e Elon Musk në një deklaratë. Të 49 satelitët u lëshuan 3 shkurtin e kaluar nga Qendra Hapësinore ”Kennedy” në Florida, falë një rakete ”Falcon-9” që i kishte lëshuar në një lartësi prej 210 kilometrash, një orbitë më e ulët se ajo e fundit pikërisht për të garantuar mundësinë e kthimit në rast problemesh pas nisjes. “Fatkeqësisht satelitët e vendosur të enjten u goditën rëndë nga një stuhi gjeomagnetike”, shpjegon SpaceX. Ky fenomen, i shkaktuar nga ndërveprimi i erës diellore me fushën magnetike të Tokës, bëri që atmosfera të ngrohej dhe dendësia e saj të rritej në lartësinë ku ndodheshin satelitët e sapolëshuar. Për të minimizuar fërkimin, ”Starlinks” janë vendosur në një modalitet të sigurt për të fluturuar dhe për t’i mbrojtur ata nga stuhia. Deri në 40 prej tyre, megjithatë, nuk ishin më në gjendje të rifillonin manovrat e nevojshme për të lëvizur drejt orbitës përfundimtare. SpaceX garanton se nuk ka rrezik të përplasjes me satelitët e tjerë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments