Në studimin e saj të ri “Michelangelo gli ultimi giorni” (Michelangelo, ditët e fundit), Salerno ka rindërtuar me imtësi periudhën e fundit të jetës së mjeshtrit të Rilindjes, duke krahasuar dhjetëra dokumente të ruajtura në arkiva italiane dhe të huaja. Analiza e saj çon në një përfundim që sfidon bindjen e deritanishme: Michelangelo nuk ka shkatërruar qindra vizatime dhe skica që mendohej se i zhduku personalisht në Romë.
Sipas studimit, këto materiale nuk janë zhdukur, por janë shpërndarë në koleksione të ndryshme dhe një pjesë e tyre, përfshirë këto 20 vepra tani të atribuuara, mund të kenë mbijetuar falë lëvizjeve të trashëgimtarëve të artistit.
Ky riklasifikim ka tërhequr interes të madh në rrethet e artit dhe mund të hapë rrugën për rivlerësime të tjera, duke hedhur dritë mbi fazën e vonë të krijimtarisë së Michelangelo Buonarroti-t.





