”Piktura, e cila pritej të shitej për një çmim midis 1-2 milionë eurove, u zbulua së fundmi në një rezidencë në Paris, pasi ishte fshehur prej shekujsh”, tha Osenat, duke e përshkruar veprën si një “kryevepër”.

Mjeshtri më i famshëm barok i Evropës pikturoi “Krishtin në kryq” në fillim të shekullit XVII, sipas Osenat.

Vepra ka përmasa 73,5X105,5 centimetra.

Sipas medias franceze, piktura mendohej e humbur që nga viti 1613 dhe u gjet në vitin 2024 në një pronë që organizatori i ankandit po përgatitej ta shiste.