Piktura i përkiste nënës së kumbarës së Jean, Jeanne Baudot, një mikeshë dhe studente e Renoir, e cila ua kaloi atë trashëgimtarëve të saj.
Vepra e cila mendohet të jetë pikturuar mes viteve 1890 dhe 1895, paraqet djalin e dytë të artistit, i cili më vonë u bë një regjisor fitues i çmimit ”Oscar”, i ulur me dadon e tij.
Pascal Perrin, një historian arti dhe ekspert i Renoir, ndërsa prezantoi kanavacën vlerësoi gjendjen e jashtëzakonshme të veprës, e cila nuk i është nënshtruar asnjë restaurimi .
“Piktura ishte vlerësuar deri në 1,5 milionë euro dhe u ble nga një blerës ndërkombëtar”, njoftoi shtëpia e ankandeve ”Drouot”.
Tregu i artit luksoz ka rënë vitet e fundit, por këto kohë shitjet rekord kanë treguar një ringjallje të kërkesës.
Një autoportret i artistes së famshme meksikane Frida Kahlo u shit për 54,66 milionë dollarë në Nju Jork javën e kaluar, dy netë pasi një kanavacë e Gustav Klimt u shit për 236,4 milionë dollarë, vepra e dytë më e shtrenjtë e artit e shitur ndonjëherë në ankand.





