Ata përfshijnë presidentë dhe nobelistë apo artistë të të gjitha llojeve.
Një në 10 njerëz në botë është mëngjarash.
Por, kjo nuk është më një stigmë dhe kurset e korrigjimit janë një gjë e së kaluarës.
Mes tyre janë tre presidentët amerikanë Barack Obama, Bill Clinton dhe George Bush, fituesi i çmimit Nobel për Fizikë, Albert Ajnshtajni, i cili revolucionarizoi konceptin tonë për kohën dhe hapësirën, por edhe aktori Charlie Chaplin dhe ai që konsiderohet një nga gjenitë më të mëdhenj të njerëzimit, Leonardo Da Vinci.
Aktorja Angelina Jolie, këngëtarja Lady Gaga, reperi Fedez.
Të gjithë këta njerëz të njohur, si shumë njerëz të tjerë, kanë një shenjë të përbashkët: janë mëngjarashë, pra përdorin dorën e majtë si dominuese në vend të të djathtës.
Për t’i festuar, më 13 gusht, atyre iu kushtua një ditë ndërkombëtare, Dita Ndërkombëtare e Mëngjarashëve, e themeluar në vitin 1992 nga Klubi i Mëngjarashëve në Mbretërinë e Bashkuar.
Nuk mungojnë specifikat për mëngjarashët, pozitive dhe negative sipas shkencës.
Disa mund të konsiderohen ingranazhe shtesë. Ata i mbajnë mend më mirë ngjarjet, domethënë kanë një memorie më të mirë episodike, sipas një studimi të vitit 2001, sepse hemisferat e tyre cerebrale janë më të lidhura ngushtë, ata janë më të aftë në matematikë, në zgjidhjen e problemeve komplekse sesa në aritmetikë të thjeshtë.
Sipas një studimi të vitit 2017, ato kanë një avantazh edhe në sportet interaktive, si pingpong apo bejsbolli, të cilat kërkojnë reaktivitet.
Nga pikëpamja shëndetësore, ata kanë një rrezik më të madh të kancerit të gjirit, por nga ana tjetër një avantazh për shembull për rikuperimin pas goditjes në tru dhe në përgjithësi sëmundjet e trurit.
Ata janë gjithashtu në gjendje të mendojnë më shumë jashtë së zakonshmes kur vjen puna për të gjetur zgjidhje për problemet.
Sigurisht që nuk është aspak e lehtë, edhe sot, të jesh mëngjarash në një botë më së shumti të përshtatshme për të djathtën, por paragjykimet në krahasim me të kaluarën duket se janë larguar.