Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALESHENDETESINjë multivitaminë në ditë përmirëson kujtesën te mbi 60-vjeçarët

Një multivitaminë në ditë përmirëson kujtesën te mbi 60-vjeçarët

Një shtesë multivitamine e marrë rregullisht çdo ditë mund të ndalojë humbjen e kujtesës fiziologjike që ndodh me kalimin e moshës dhe të mbrojë funksionet konjitive, sipas Universitetit të Columbias dhe Harvard në Boston. Studimi përfshiu dy prova klinike të veçanta (COSMOS-Web dhe COSMOS-Mind, të publikuara më parë): të dyja testuan plotësimin me multivitamina mbi ndryshimet në funksionin konjitiv. Studiuesit raportuan se suplementet e përditshme multivitamine përmirësonin kujtesën e pjesëmarrësve duke ngadalësuar humbjen e kujtesës për një ekuivalent prej 3,1 vjet më pak se mosha e tyre kronologjike.

“Rezultatet e efektivitetit të multivitaminave ditore në përmirësimin e kujtesës dhe ngadalësimin e rënies njohëse në dy studimet e COSMOS janë të dukshme dhe sugjerojnë që suplementi i multivitaminës premton si një qasje e sigurt, e arritshme dhe e përballueshme për mbrojtjen e shëndetit kognitiv te të moshuarit”, theksoi bashkëautori JoAnn Manson. “Me rezultatet e këtyre dy studimeve mbi njohjen dhe të tjera që ende vijnë si pjesë e COSMOS – është thelbësore të kuptohet se si një multivitaminë e përditshme mund të mbrojë kundër humbjes së kujtesës dhe rënies konjitive’’, shton ai.

Studimi COSMOS-Web përfshiu më shumë se 3 500 pjesëmarrës të moshës 60 vjeç e lart, të cilët përfunduan një vlerësim në internet të kujtesës dhe njohjes konjitive çdo vit për 3 vjet. Krahasuar me grupin e placebo-s, ata që morën multivitaminë performuan dukshëm më mirë në testet e kujtesës që nga viti i parë, me përfitime të qëndrueshme gjatë 3 viteve të eksperimentimit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments