Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALENjë luftë rajonale bërthamore do të shkaktonte zi globale buke

Një luftë rajonale bërthamore do të shkaktonte zi globale buke

Shkencëtarët kanë paralajmëruar se një luftë bërthamore rajonale do të shkaktonte zi buke në të gjithë botën. Ekipi i studiuesve nga Universiteti i Rutgersit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i kryesuar nga Lili Xia dhe Alan Robock, kanë kryer përllogaritje sipas disa modeleve të caktuara, që imitojnë efektet e një lufte të tillë përmes grimcave të blozës në atmosferë. Bloza do të bllokonte një pjesë të dritës së diellit dhe do të çonte në prishjen e të mbjellave. Rezultatet e studimit të tyre janë botuar në revistën “Nature Food”. Studimi u dorëzua në vitin 2021 dhe iu nënshtrua një procesi të gjatë shqyrtimi. “Në një luftë bërthamore, bombat që do të shënjestronin qytetet dhe zonat industriale, do të shkaktonin edhe zjarre tepër të fuqishme, që lëshojnë sasi të madhe tymi dhe bloze lart në atmosferë, të cilat do të përhapeshin në të gjithë globin dhe do ta ftohnin planetin me shpejtësi”, shkruajnë shkencëtarët. Xia, Robock dhe kolegët e tyre kanë përllogaritur një sërë skenaresh të mundshëm lufte dhe kanë simuluar efektin e mundshëm mbi prodhimin e një sërë produktesh ushqimore në dhjetë vitet që do të pasojnë. Në skenarin më të vogël të mundshëm, 100 bomba bërthamore do të shpërthenin me fuqinë e 15 mijë tonëve secila dhe do të lëshonin rreth pesë milionë tonë blozë në shtresat e larta të atmosferës. Simulimet e shkencëtarëve parashikojnë se 27 milionë njerëz do të vdisnin nga shpërthimet bërthamore , kurse më shumë se 255 milionë të tjerë do të vdisnin nga uria në rajone të ndryshme të botës. Studiuesit përllogaritën gjithashtu efektet e një lufte botërore bërthamore me 4400 bombave atomime me fuqi shpërthyese 100 000 tonë. Kjo do të çonte në pakësimin drastik me afro 99 për qind të kalorive ushqimore në dispozicion të njerëzve në shumë vende të botës. Më shumë se pesë miliardë njerëz, ose më shumë se gjysma e popullatës aktuale të botës, do të vdisnin nga kjo luftë. Këto përllogaritje nuk përfshijnë edhe pasojat e ndotjes radioaktive. “Këto të dhëna tregojnë një gjë; ne duhet patjetër ta parandalojmë një luftë bërthamore”, deklaroi Robock, duke shtuar se ndalimi i armëve bërthamoreështë zgjidhja e vetme afatgjatë.http://ata.gov.al/2022/08/15/studim-edhe-nje-lufte-rajonale-berthamore-do-te-shkaktonte-zi-globale-buke/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments