Një burrë ndihmoi bashkëshorten e tij të lindte djalin e tyre, në një nga autostradat më të ngarkuara të Austrisë, me ndihmën e ekspertëve në telefon, thanë dje mjekët. “Gruaja ime po lind fëmijën tonë në Tangente, koka tashmë ka dalë jashtë”, tha ai në thirrjen e urgjencës të marrë nga mjekët e ndihmës, të martën në mbrëmje, ndërsa ishte në autostradën A23 në Vjenë. Pas lindjes, babai i ri e lidhi kordonin e kërthizës së foshnjës me një lidhëse këpucësh. Nëna dhe djali i saj, Niklas nuk kishin nevojë për ndihmë, kur mjekët mbërritën. ”Të dy janë në gjendje të mirë shëndetësore”, tha një zëdhënës i shërbimeve të shpëtimit. ATSH
Një lidhëse këpucësh është e paçmuar
RELATED ARTICLES