Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARENjë korridor ekonomik miliarda dollarësh do të lidh Turqinë me Gjirin përmes...

Një korridor ekonomik miliarda dollarësh do të lidh Turqinë me Gjirin përmes Irakut

Turqia, Iraku dhe dy vende të Gjirit kanë nënshkruar një deklaratë për të vendosur lidhje më të ngushta tregtare me një korridor të ri ekonomik të përbërë nga miliarda dollarë në rrugë dhe hekurudha. ”Përfaqësuesit e vendeve nënshkruan dje një deklaratë gjatë vizitës së presidentit turk Recep Tajip Erdogan në Irak”, theksoi zyra e kryeministrit irakian Mohammed al-Sudani. Deklarata është nënshkruar edhe nga ministrat e Katarit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

Dy shtetet e pasura të Gjirit janë financuesit e mundshëm të projektit, kostoja e vlerësuar e të cilit është 20 miliardë dollarë. Projekti njihet si ”Rruga e zhvillimit” ose ”Kanali i thatë”. Përfundimi i tij pritet në vitin 2038, kur një rrjet rrugësh dhe hekurudhore do të lidhë një port të ri në Basra në Irakun jugor me Turqinë në veri.

Nga atje korridori do të shtrihet më tej përmes portit turk të Mersinit në Mesdhe dhe nëpërmjet Stambollit drejt Evropës. Erdogan e përshkroi projektin si “një rrugë të re mëndafshi”. Porti Grand Fau është aktualisht në ndërtim në Basra nga një kompani koreano-jugore dhe pritet të jetë një nga më të mëdhenjtë në Lindjen e Mesme. Moli më shumë se 14 kilometra i gjatë, dhe do të vendosë rekordin si më i gjati në botë

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments