Parku i njohur “Hello Kitty” në Tokio është mbyllur pasi ka marrë një “email me një kërcënim terrorist’’. “Ne kemi vendosur të mbyllim përkohësisht këtë ditë pasi siguria e vizitorëve, artistëve dhe stafit nuk mund të garantohet në këtë moment”, deklaroi administrata e parkut. Parku, i quajtur ‘’Sanrio Puroland’’, është i njohur për udhëtimet e tij, shfaqjet dhe maskotat e filmave vizatimorë, duke përfshirë personazhin ikonik Hello Kitty.
Kërcënimi bëri që policia të krehte Sanrio Puroland për sende të dyshimta, por deri më tani asgjë nuk është gjetur, raportoi transmetuesi shtetëror NHK. Autoritetet po përpiqen të identifikojnë autorin e emailit. Sanrio me bazë në Tokio krijoi markën ‘’Hello Kitty’’ në 1974 dhe hapi parkun e temave në 1990.