Dustin Hoffman është një nga aktorët më të gjithanshëm që ka zbukuruar ndonjëherë ekranin, sipas variety.com. I rritur në Hollivud, ai ka sjellë disa nga krijimet më të gjalla të personazheve në historinë e kinemasë. Dustin Lee Hoffman u lind më 8 gusht 1937, në Los Anxhelos, Kaliforni, djali i dytë i Harry Hoffman (1908-1987) dhe Lillian. Babai i tij punoi si një dekorator mbikëqyrës në ”Columbia Pictures” përpara se të bëhej shitës mobiliesh. Hoffman është hebre, nga një familje hebreje Ashkenazi emigrantësh nga Ukraina dhe Iasi (Rumani). Hoffman filloi ngjitjen artistike si Benjamin Braddock, një 21-vjeçar që joshet nga një grua më e madhe e martuar (Anne Bancroft) në “The Graduate” (1967) të Mike Nichols. Filmi u bë produkti me fitimet më të larta të vitit duke fituar më shumë se 104 milionë dollarë në mbarë botën.https://ata.gov.al/2022/08/09/nje-hebre-ukraino-rumun-si-hoffman/