Për herë të parë për publikun korçar u shfaq premiera e monodramës “Një grua për shtëpi”, një vepër e fuqishme që përmes artit ngre zërin kundër martesave të hershme dhe çdo forme dhune me bazë gjinore.
Monodrama “Një grua për shtëpi”, e bazuar në tekstin e Franca Rame, sjell në skenë historitë e grave, martesat e hershme dhe pritshmëritë e padrejta që shoqëria vendos mbi to.
Një bashkëshorte, nënë, bijë, viktimë, të mbijetuar.
Një aktore, shumë zëra, një histori që të detyron të reflektosh mbi dhunën me bazë gjinore dhe rolet që shoqëria u imponon grave dhe vajzave.
Ky aktivitet u organizua nga Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Shëndetin Seksual dhe Riprodhues (UNFPA) dhe Agjencisë Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim.
Fushata “16 Ditët e Aktivizmit” vjen si një apel i fortë për zero tolerancë ndaj dhunës dhe një angazhim i përbashkët për të ndërtuar një komunitet më të sigurt dhe më të drejtë për të gjithë, veçanërisht për gratë dhe vajzat.





