Kafeja shpesh rekomandohet të mos konsumohet në sasi të mëdha.

Por, hulumtimi më i fundit tregon një karakteristikë tjetër: filxhani i përditshëm i kafesë, larg të qenit një “ves”, mund të bëhet një nga aleatët më të rëndësishëm të mikrobiotës së zorrëve, sipas “La Repubblica”.

Studiuesit e krahasuan zorrën e njeriut me rreth 150 ushqime, duke kërkuar lidhjen midis asaj që hamë ose pimë dhe florës bakteriale që popullon zorrën e trashë.

Rezultati ishte i habitshëm: nga të gjitha ushqimet, kafeja doli produkti me lidhjen më të fortë me përbërjen e mikrobiomës.

Studimet e fundit treguan se kafeja, mund të nxisë rritjen e baktereve të dobishme si Lactobacillus dhe Bifidobacterium.

Për më tepër, kafeja stimulon rritjen e një bakteri specifik, Lawsonibacter asaccharolyticus, i cili është më i bollshëm në mikrobiomën e atyre që pinë rregullisht kafe.