Një implant eksperimental i trurit ka demonstruar se është e mundur të deshifrohet “monologu i brendshëm i individëve të paralizuar, duke i përkthyer mendimet e tyre në fjalë’’, shkruan focus.it.
Kjo arritje e jashtëzakonshme, u arrit nga një ekip nga Universiteti i Stanfordit (SHBA), dhe përfaqëson një përparim historik në ndërfaqet tru-kompjuter (BCI).
Deri më tani, pajisjet BCI mund të lexonin sinjale nervore që lidhen me lëvizjen ose përpjekjet fonatorike, por kjo pajisje shkon më tej: ajo interpreton drejtpërdrejt fjalitë e imagjinuara, pa nxjerë personi një tingull.
Kjo arritje hap mundësi revolucionare për ata që kanë humbur aftësinë për të folur, por paraqet sfida të reja dhe shqetësuese etike dhe ligjore.
Çipi u implantua në rajonet mediale dhe ventrale të gyrusit precentral, i konsideruar si një lloj “pike e nxehtë e të folurit”, d.m.th., ato zona ku truri përpunon afërsinë e të folurit edhe nëse ai ende nuk është artikuluar plotësisht.





