“Projekti Dhjetor”, (Project December) është një mjet i IA-së që mund të simulojë biseda me këdo, përfshirë të vdekurit. Por rezultatet mund të jenë rrëqethëse, duke ngritur pyetje mbi shëndetin mendor dhe privatësinë, sipas “Financial Times”. Jason Rohrer iu desh një muaj për të ‘mashtruar’ ndërfaqen GPT2 të OpenAl në mënyrë që përdoruesit të mund të bisedonin me IA-në. Ai ndërtoi disa personazhe që njerëzit të flisnin. Rohrer gjithashtu lejoi përdoruesit të krijonin personazhin e tyre. Por, ndërsa ai përmbysi planet e OpenAl, të njejtën gjë bënë edhe përdoruesit. Ata filluan të përdorin platformën e tij për të krijuar versione të të dashurve të tyre të vdekur.
Platforma, e quajtur “Project December”, premton të simulojë një bisedë të bazuar në tekst me këdo me një çmim prej 10 dollarësh. Përdoruesit nuk duhet të përdorin teknologjinë për nekromanci (praktika e supozuar e komunikimit me të vdekurit, veçanërisht për të parashikuar të ardhmen), por ajo specifikon se “kushdo” mund të përfshijë dikë që nuk jeton më. Pas zbulimit të projektit Dhjetor, Rohrer e quajti atë “makina e parë me shpirt”. A ishte kjo hiperbolë e qëllimshme? Jo tamam. Rohrer argumenton se ChatGPT kalon lehtësisht “Turing Test” (test i aftësisë së një makine për të shfaqur sjellje inteligjente ekuivalente me një qenie njerëzore).
Jo vetëm që inteligjenca artificiale ndonjëherë shfaq inteligjencë, por shfaq kreativitet mbi dhe përtej asaj që qeniet njerëzore janë të afta të bëjnë. “Projekti Dhjetor” duket një hap më afër një bote ku ne nuk mund të dallojmë se çfarë është reale dhe çfarë është simuluar, çfarë është njerëzore dhe çfarë është një makineri. Kjo ngre pyetje për privatësinë dhe shëndetin mendor: a ofron mbyllje apo e parandalon atë? Do të dëshironit që një “Al chatbot” t’iu sjellë në mendje dikë që kishit menduar se e kishit humbur përgjithmonë?