Për herë të parë në histori, një avion ”Airbus A340” u ul në Antarktidë, sipas BBC. Ekuipazhi i ”Hi Fly 801” u drejtua nga kapiteni Carlos Mirpuri, i cili është gjithashtu edhe zëvendëspresident i kompanisë ”Hi Fly”. Fluturimi zgjati pesë orë e gjysmë dhe ekipi kaloi më pak se tre orë në breg në Antarktidë duke mbuluar 2 500 milje detare. “Pista është bërë nga pajisje speciale, që ka një koeficient adekuat frenimi”, theksoi kompania. Fluturimi i parë i regjistruar në Antarktidë ishte një monoplan ”Lockheed Vega 1”, në vitin 1928, i drejtuar nga George Hubert Wilkins, një pilot dhe eksplorues ushtarak australian. Fluturime të shkurtra si këto ishin mënyra se si shkencëtarët dhe hartografët fituan informacion jetik për topografinë e Antarktidës. Deri më sot, nuk ka aeroport në Kontinentin e Bardhë, por ka rreth 50 pista ajrore. Australia dhe Afrika e Jugut janë vetëm dy nga fuqitë globale me interesa në Antarktidë.
Një ”Airbus A340” ulet për herë të parë në… Antarktidë!
RELATED ARTICLES